02:20 SELECT
03:15 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Mitrovicë, komunat ilegale mobilizohen
06/06/2012

Pas aksionit të fundit të KFOR-it, të ashtuquajturit kryetarë të komunave në Veri të Kosovës kanë intensifikuar thirrjet dhe kërcënimet ndaj banorëve serbë me qëllim mbrojtjen  e barrikadave me të gjitha mjetet.

Burime të afërta me zhvillimet në këtë pjesë bëjnë të ditur se komuna e Mitrovicës pas mbledhjes së shtabit të situatës së jashtëzakonshme ka ftuar banorët e moshës 20 deri në 50 vjec të jenë në gjendje gatishmërie për mbrojtjen e barrikadave në momentin që lëshohet alarmi i rrezikshmërisë.

Po kështu në këtë mbledhje është thënë se të gjithë pronarët e dyqaneve janë të detyruar t’i mbyllin ato. Në mbledhjen e shtabit të
Veriu i Kosovës
situatës së jashtëzakonshme në komunën paralele të Mitrovicës është kundërshtuar hapja e zyrës administrative nga qeveria e Kosovës.

“Serbët të cilët kërkojnë punë në këtë zyrë do të identifikohen dhe do te penalizohen për tradhti”, citojnë burimet tona liderët serb në mbledhjen e tyre.

Serbët shqyrtojnë mundësinë e rivendosjes së barrikadave dhe mospërfilljen e urdhërave të komandës rajonale të policisë së Kosovës në lidhje me largimin e targave të automjeteve të ish-Jugosllavisë. Gjithsesi lideret e serbëve në veri janë në pritje të një takimi me presidentin e porsazgjedhur të Serbisë Tomislav Nikoliç.

Mësohet se përvec të tjerash, kryetarët e tri komunave paralele janë të interesuar të dëgjojnë nga presidentii Serbisë detajet rreth marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit.


Përvec të ashtuquajturve kryetarë të komunave për këto cështje janë dakorduar edhe   ministria ilegale e punëve të brendshme, mbrojtja civile, dhe strukturat e tjera ilegale.

/ Top Channel



Facebook


Më shumë nga Kosova
3 ditë punë dhe Peci dorëhiqet
Ende pa i bërë 3 ditë, që kur mori postin e Shefit të Misionit të Posaçëm të Kosovës në Serbi, Lulzim Peci ka dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë.
Thaçi: Marrëveshja po zbatohet
Në zgjedhjet lokale, të cilat do të organizohen në Mitrovicën e Veriut në bazë të marrëveshjes Kosovë–Serbi, për herë të parë nuk do të kenë të drejtë të garojnë partitë serbe nga Serbia, por vetëm partitë serbe që përfaqësojnë serbet e Kosovës.
Jahjaga në Austri, pritet nga Fischer
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po zhvillon një vizitë zyrtare në Austri, me ftesë të homologut Heinz Fischer.
Italia vlerëson paktin Kosovë-Serbi
Ministrja e Jashtme e Italisë, Emma Bonino e vlerësoi me nota pozitive marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Kosovë, ratifikimi i marrëveshjes të enjten
Ratifikimi i Marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë pritet të dalë për shqyrtim në seancën e të enjtes në Kuvendin e Kosovës.


Top Channel 2001-2013
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.