Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme Nëse Kosova nuk hedh hapa të menjëhershëm drejt formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pritja e saj për anëtarësim në Këshillin e Europës (KiE) do të ketë fatin e liberalizimit të vizave duke u shndërruar në një “sëmundje të gjatë” dhe me “kosto të lartë”.
Demush Shasha nga Instituti i Kosovës për Politika Europiane tha për REL, se nëse Prishtina zyrtare nuk e dërgon draft-statutin në Kushtetuese, siç u zotua, do të ketë pasoja për vetë Kosovën.
Sipas tij, pa hapa konkretë, vendi rrezikon të shkojë drejt një situate të ngjashme me atë të vitit 2016, kur nuk e ratifikoi marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nga Kuvendi i Kosovës ishte kusht për heqjen e regjimit të vizave nga BE-ja për qytetarët e Kosovës.
Për pasojë, thotë eksperti, Kosova humbi gati 8 vjet dhe vetëm nga 1 janari i këtij viti e siguroi udhëtimin pa viza. Një situatë të ngjashme shikon tani edhe me anëtarësimin në KiE – organizata lidere në kontinentin e vjetër për të drejtat e njeriut. Situata nga ana tjetër, mund të cënojë edhe besueshmërinë e Kosovës në nivel ndërkombëtar dhe ta frenojë atë edhe në proceset e tjera integruese. Pavarësisht garancive nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, Prishtina vazhdon ta shohë me skepticizëm Asociacionin me frikën se një bashkësi e tillë do të ndikonte në funksionimin e shtetit.
Ishte pikërisht kjo çështje që e la Kosovën jashtë agjendës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës më 17 maj, kur edhe do të vendosej për anëtarësimin e saj në këtë organizatë, edhe pse kriter u vendos vetëm së fundi nga disa vende përfshirë Gjermaninë dhe Francën.
Top Channel