Aksident rrugor, bllokohet autostrada

10/05/2012 00:00

Një aksident rrugor i ndodhur të enjte në aksin Rrogozhinë-Lushnje ka bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Sipas informacioneve të fundit, aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, ku një kamion ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, karroceria e kamionit me targë “LE 8675 A” është shkëputur nga kabina drejtuese dhe ka bllokuar qarkullimin.

Për momentin nga autoritetet policore nuk ka pasur raportime për viktima apo për persona të lënduar.

Aksidenti i sotëm vjen pas atij të ndodhur pasditen e së mërkurës në rrugën nacionale që lidh autostradën Fushë Krujë – Milot me qytetin e Laçit.

Burimeve zyrtare të policisë së Kurbinit njoftuan se aksidenti ndodhi në rrugën e Patokut, rreth 500 metra mbi supërstradën.

Një autoveturë tip “Benz” u përplas me një furgon, ku për pasojë gjeti vdekjen drejtuesi i automjetit.

Ndërkohë, një tjetër aksident tragjik me pasojë humbjen e jetës së një 19-vjeçari ndodhi pasditen e së dielës në rrethin e Fierit.

Viktima Fatjon Kapaj po ecte me motor, ndërkohë që u përplas nga një makinë e drejtuar nga shtetasi Mustafa Avdija. Nga burimet e para, dyshohej se ky i fundit ishte i dehur.

Top Channel