Mitrovicë, shqiptarët gati për vetëmbrojtje
11/04/2012
Një ditë pasi kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati porositi shqiptarët e Veriut që të mbrohen vetë nga serbët armatosur, ata duket se me të vërtetë e kanë vetëmbrojtjen si alternativën e vetme.
Gjatë vëzhgimit të Top Channel nëpër lagjet veriore të banuara me shqiptarë, takuam banorë të cilët teksa po flisnin për situatën e vështirë, treguan përgatitjet e tyre.
Qytetarë të thjeshtë të cilët bashkë me familjet e tyre jetojnë në zonat e thella të Veriut të Mitrovicës. Ata flasin për mënyrën se si e kanë kuptuar mesazhin e kryetarit Kastrati, ndërkohë që japin edhe mesazhet e tyre për institucionet e Kosovës.
E gjithë kjo situatë vjen vetëm pak ditë pas vrasjes së Selver Haradinajt në shtëpinë e tij. Në mungesë të rrugëdaljes dhe mesazheve që u përçohen, shqiptarët kanë hartuar strategjitë e tyre të veprimit kundër institucioneve të Serbisë në këtë pjesë. / Top Channel
Kosova, e ftuar në samitin e Ohrit Në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të vendeve të Evropës
Juglindore, i cili do të mbahet në Ohër, do të marr pjesë edhe Republika
e Kosovës.
Limaj kërkon Thaçin dhe Faith Në Gjykatën Themelore të Prishtinës u zhvillua të premten seanca e radhës ndaj Fatmir Limajt dhe të akuzuarve të tjerë për çështjen e Ministrisë së Transportit.
Kosovë, AKP i drejtohet Kuvendit Anëtarët e mbetur të bordit të AKP-së kërkojnë nga Kuvendi i Kosovës që t’i emërojë sa më shpejt tre drejtorët e rinj, në mënyrë që bordi të rifitojë fuqinë e tij të plotë për të lëvizur drejt proçesit të privatizimit.
Kosovë, lëvizja islame paralajmëron qeverinë Lëvizja Islame për Bashkim kërcënon qeverinë e Kosovës me protesta të ashpra, në rast se nuk merr masa për heqjen e nenit që ndalon mbajtjen e shamisë nëpër shkolla dhe institucione publike.
Kosovë, partitë të ndara për zgjedhjet Partitë politike në Kosovë e komentojnë ndryshe mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vjeshtë, së bashku me zgjedhjet lokale.
Lajmet kryesore
Konventa Kombëtare e PS-së Rama: Me trenin e qytetarëve drejt Europës ose me trenin e mallrave drejt humnerës