Shtëpia mbi shkëmb del në shitje

06/02/2012 17:35

E konsideruar si një prej shtëpive më të rralla në botë, një banesë në Kornuell, Britani e Madhe, është nxjerrë në shitje për një milion stërlina.

E nxjerrë në shitje dy vjet më parë për katër milion, banesa e ndërtuar mbi një shkëmb unik, pranë bregdetit, ka mbetur e pashitur dhe pronarët aktualë kanë ulur pretendimet e tyre duke kërkuar katër herë më pak.

Një vend unik, i lidhur me pjesën tjetër “të botës” nga një urë 30 metra e gjatë dhe po aq e lartë, vila mund të duket perfekte për skenarë të filmave me spiunazh, por për banorët e saj të moshuar, tashmë vendi është bërë i vështirë për të jetuar, për shkak të problemeve që paraqet për një moshë të thyer.

Me tre dhoma, ambiente të mëdha të brendshme dhe një kopësht të lulëzuar, deri në buzët e shkëmbit të thepisur, shtëpia u ndërtua nga një tregtar i pasur në vitet 1930, por në pak vjet, uji fitoi terren, duke rrethuar shkëmbin e detyruar ndërtimin e një ure.

Përveçse një vend unik, banesa është e veçantë për faktin se ofron një pamje të mrekullueshme mbi bregdetin dhe është e rrahur nga dielli në çdo kënd, në çdo moment të ditës.

FOTO GALERI
1/1
Pamje e bregdetit nga ambientet e brendshme te baneses se rralle

Top Channel