“Dua çupën tënde”, si Luftar Paja kërkoi dorën e bashkëshortes: Vjehrra ime e ardhshme punonte tek Pallati i Kulturës

28/04/2024 12:36

Aktori Luftar Paja në një intervistë në emisionin “S’e luan Topi” rrëfeu detaje nga jeta e tij personale.

Paja: Nga pasioni që kisha për artin në Patos, vetëm që të shkoja në Pallatin e Kulturës në prova, mirëpo në prova ishte edhe vjehrra ime e ardhshme që punonte aty, me atë mentalitetin e atyre ditëve babai im u kishte vënë syrin vajzave në fshat, një mbledhëse pambuku. Nuk e njihja, shkoj një ditë të bukur në fshat dhe më thotë hajde se do të të çoj në një vend. Ishte një pistë e madhe ku mbledhësit e seleksiononin pambuk.

E shikon atë më tha mua, ajo është e bija e filanit dhe e filanes, unë i kam vënë syrin për ty. Ça do ti, ajo është më e gjatë se unë, jo o babi pse me shkallë do ta puth unë? I thsh në asnjë mënyrë, i ishte ngulitur atij, do ta shikojmë i thash. Si do t’ja them që unë dashuroj një gjimnaziste se s’ia kisha thënë asaj. Babi i thash të ftoj të vish në Patos të shikosh nusen që kam unë;. Mirë është po qenka pak si ezmere tha. Se mos ne jemi të bardhë”

Kisha një shok të ngushtë që i binte kitarës me atë kisha konfidencë, ai ishte mik familjar me ata, i thashë dëgjo shko thuaji plakës së asaj, oë prandaj vinte vërdallë, erdhi puna që ia tha si zakonisht, që pa dale ta mendoj, unë dua çupën tënde, edhe kështu…

Po çupës si ia the?

Paja: Çupës ia thashë pa teklif unë, shqeto, por kishte një gjë, ndrojtja ishte shumë e madhe.

Top Channel