Të paktën pesë persona kanë vdekur në Serbi për shkak të të ftohtit dhe dëborës së dendur që kanë përfshirë vendin.
Një grua 49-vjecare është gjetur e vdekur në rajonin e Valjevos, 80 kilometra larg Beogradit, bëjnë të ditur agjencitë serbe të lajmeve.
Në të njëjtin rajon një 52-vjecar është gjetur i vdekur jo shumë larg banesës së tij në fshatin Bobovo, ndërsa një 81-vjecar ka vdekur në shtëpinë e tij.
Ndërkohë, dy të moshuar që rezultojnë të humbur në rajonin e Medvegjës dyshohet se kanë vdekur pikërisht për shkak të të ftohtit.
Situata e vështirë ka bërë që autoritetet të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme në dhjetra komuna, duke mbyllur shkolla e duke pezulluar përkohësisht punën e banorëve.
Edhe vendet e tjera të Ballkanit janë përfshirë gjithashtu nga moti i ftohtë dhe reshjet e dëborës, por në to nuk është regjistruar një bilanc kaq i lartë viktimash.
Top Channel