Banka e Francës: Zhvlerësoni Britaninë

15/12/2011 18:50

Guvernatori i Bankës Qëndrore të Francës, Christian Noyer, deklaroi se nëse agjensitë e vlerësimeve financiare kanë ndërmend të zhvlerësojnë vendin e tij, këtë mund ta bëjnë vetëm pasi të kenë zhvlerësuar Britaninë.

Së fundmi, kompania e specializuar e vlerësimeve financiare, “Standart & Poor”, paralajmëroi Parisin se norma e tij e kreditimit mund të reduktohet, si rezultat i krizës ekonomike që ka përfshirë Eurozonën.

“Një zhvlerësim i tillë nuk do të ishte i justifikuar duke patur parasysh themelet bazë të ekonomisë ndërkombëtare”, u shpreh Noyer. “Britania ka një borxh shumë më të lartë, inflacion më të madh dhe zhvillim më të ulët se Franca. Është ky vendi që duhet të zhvlerësohet i pari”.

“Standard & Poor” nuk e ka paralajmëruar asnjëherë Britaninë mbi mundësinë e një reduktimi të normës së saj të kreditimit.

Në një koment, Kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, u shpreh: “Vlerësimet financiare i përkasin kompanive të specializuara për t’u bërë. Qeveria angleze, nga ana e saj, ka hartuar një plan për reduktimin e borxhit dhe shpresojmë që kjo të reflektohet me një rritje të normës sonë të kreditimit”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA