Tevez nuk pranon ofertën e PSG

14/12/2011 12:00

Carlos Tevez, sulmuesi i Manchester City, nuk ka pranuar ofertën e PSG. Klubi francez i kishte ofruar anglezëve 26 milionë euro, ndërsa lojtarit iu ofrua një rrogë prej 6 milionë eurosh në sezon, por argjentinasi ka thënë JO.

City kërkon të pranojë këtë ofertë, por Tevez do të luajë vetëm për Milanin dhe Galliani (administratori i deleguar i kuqezinjve) po pret momentin e duhur për të mbyllur tratativën.

Milan do të presë deri në ditën e fundit të merkatos së dimrit (31 janar) për të gjetur një zgjidhje dhe shpreson që deri në atë ditë të ketë si aleat kryesor vullnetin e Carlos Tevez.

E vetmja gjë e sigurtë është se e ardhmja e Tevez nuk do të vendoset shpejt.

Top Channel