Komisioni për çështjet e Sigurisë, Lirisë dhe Drejtesisë në Parlamentin Europian shqyrtoi propozimin e Komisionit për vendosjen e një mekanzimi sigurie për të rikthyer regjimin e vizave në rast se vendet an137tare ankohen për shfrytëzim të procesit liberalizues nga nje vend i tretë, jashtë BE-së.
Raporti i eurodeputetit te PE-së, De Mera, ndryshon draftin e Komisionit duke kërkuar përfshirjen e Parlamentit gjatë procesit të marrjes së vendimit për rikthimin e vizave nga vendet anëtare dhe Komisioni, shmang termin “klauzolë sigurie”, si dhe kerkon që të dhënat referuese për rritjen e azilkërkueseve apo emigracionit të paligjshëm të mos bazohen në rritjen 50% për periudha 6-mujore, por 60% në krahasim me vitin paraardhes.
“Per mua, siç diskutuam dhe ne Komitetin e Jashtem, perqindja duhet hequr fare, ne menyre qe te mos lejohet perdorimi politik ose t’i referohemi asaj vetem per dyndje te menjehershme e te jashtezakonshme te numrit te azilkerkuesve qe do te kishin impakt ne teresine e BE-se, por keto te dhena nuk mund te perdoren si vendimtare per kthimin e regjimit te vizave”, deklaroi Tanja Fajon, raportuese e dytë në PE.
Për eurodeputetit AgustÃn DÃaz de Mera GarcÃa Consuegra, raportues kryesor në Parlament, “çeshtja e perqindjes perfshihet aty vetem per te menjanuar nje mekanizem automatik. Por, me lejoni te them se kjo dosje eshte teknike dhe veçanerisht politikeâ€.
Jan de Ceuster, shefi i njesise per politiken e vizave ne KE, theksoi: “Duhet qe kriteret percaktuese per te nisur proceduren te jene qartesisht te perkufizuara dhe te mos kete kritere shume te turbullta, çfare do te lejonte teper hapesire ndaj vendeve antare per te vleresuar perdorimin e mekanizmit, apo ndaj Komisionit kur duhet te pozicionohet per vendimin nese duhet apo jo te pezullohet regjimi pa viza. Per kete motiv, Komisioni kishte percaktuar kritere matematike qe nuk lejonin shume arbitraritet. Nderkohe, siç shpjegon dhe presidenca e Keshillit, vendet antare jane me shume ne favor te kritereve me te turbullta qe do te lejonin me shume fleksibilitet”.
Ne draft propozohet qe vendimi per rikthimin e regjimit te vizave te jepet nga komisioni brenda nje periudhe 90-ditore nga çasti kur nje apo disa vende antare do te ankohen per rritjen e numrit te azilkerkueseve apo emigranteve.
Ne rast vendimi per te perdorur mekanizmin e sigurise, regjimi i vizave do te perdoret perkohsisht per 6 muaj ndaj vendit abuzues, periudhe kjo qe mund te zgjatet deri ne 1 vit. Me pas, nese BE vlereson se situata alarmuese nuk eshte permiresuar, atehere mund te merret vendim per te kaluar kete vend ne listen e zeze Shengen, çfare do te thote perseritje nga fillimi i te gjithe procesit qe do te mundesonte nje regjim te lire pa viza.
Data 6 dhjetor eshte afati i fundit per amendamentet e propozuara nga eurodeputetet e Komitetit pergjegjes dhe teksti perfundimtar pritet te votohet ne fillim te vitit te ardhshem ne seancë plenare nga Parlamenti Europian. Â
Përgatiti: Arta TOZAJ
Top Channel