SPAK godet kartelin e kokainës/ Nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë dhe 16 të pandehur për trafik ndërkombëtar Mark Antony Samson, në dëshminë që zgjati rreth pesë orë në gjykatë, pranoi autorësinë për vrasjen e 22-vjeçares, Ilaria Sula.
Ai deklaroi se gjithçka e bëri vetë, pa asnjë bashkëpunëtor. Ai rrëfeu se pasi e vrau të renë, pastroi vendin e krimit, për të fshirë gjurmët, sikurse raportojnë mediat italiane.
Sipas filipinezit, ish-partnerja kishte shkuar në banesën e tij mbrëmjen e 25 marsit për t’i kthyer disa rroba, por për shkak të orës së vonë, me qëllim për të shmangur transportin publik, kishte vendosur ta kalonte natën aty.
Kjo natë u shndërrua në tragjedi për 22-vjeçaren. Gjatë një debati me Mark Antony Samson, ky i fundit e ka goditur disa herë me thikë, duke i shkaktuar vdekjen.
Pasi kreu krimin, ai e mbajti trupin e studentes shqiptare në apartamentin e tij për 20 orë, gjë që ka shtuar dyshimet dhe te prindërit e filipinasit nëse kanë qenë bashkëpunëtorë në krim.
Samson futi trupin e Ilarias në valixhe dhe e hodhi në një zonë pyjore në Poli, jashtë Romës dhe për disa ditë dërgonte mesazhe nga telefoni i saj dhe bënte postime në rrjetet e saj sociale për të fshirë gjurmët. Gjithsesi, pasi u mor në pyetje nga policia, Samson pranoi krimin.
Top Channel