Dorëzohet kryespiuni libian

20/11/2011 21:25

Pas lajmi të kapjes të Saif Al Islam, djalit të Muamar Gedafit, vjen edhe dorëzimi i kreut të shërbimeve sekrete,  62 vjecarit Abdullah Al Sanusi.

Sic raporton agjensia e lajmeve “Reuters”, ai u gjet në shtepinë e së motrës në jug të vendit. Sanusi, kunati i kolonelit dhe nje prej miqve të tij më të ngushtë, ishte i fundit në listën e të akuzuarve për krime lufte, nga Gjykata Penale Ndërkombëtare, pas kapjes së Saif Al Islam i cili pritet të merret në pyetje nga prokurorët libiane, në një vend të mbajtur deri tani sekret, që besohet se është në qytetin perëndimor të Zintanit.  

Sanusi akuzohet gjithashtu edhe për abuzim të të drejtave të njeriut, si dhe përfshirjen në masakrën e vititi 1996, të mbi 1000 të burgosurve në burgun e Tripolit.

Djali i Gadafit në pritje të gjyqit

Qeveria e përkohshme kërkon që gjykimi kundër Saif Al Islam të zhvillohet në Libi. Ndërsa prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Luis Moreno Ocampo tha për Asoshiejtid Press se do të vizitojë Libinë javën e ardhshme për të biseduar me përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, se ku do të zhvillohet gjyqi.

Me shumë gjasa, sic raportojnë mediat ndërkombëtare Ocampo do të kërkojë ekstradimin e tij në Hagë.

Sipas Ocampos, megjithëse cdo qeveri ka të drejtën për të gjykuar qytetarët për krime lufte, qëllimi parësor është të garantohet një gjyq i ndershëm.

Korrespondenti i BBC-së në Lindjen e Mesme, tha se ekstradimi i Saif Al Islam jashtë Libisë, do të ishte një levizje jo popullore dhe milicia që e arrestoi do të refuzonte dorëzimin e tij.

Duke folur për gazetarët në Zintan, kryeministri Al Keib tha se me kapjen e tij, shpresojmë të nise një kapitull i ri i transparences, demokracisë dhe lirisë.

“U garantojme libianeve dhe botës se Saif Al Islam do të ketë një gjyq të ndershëm, sipas një procesi ligjor të ndershëm, gjë që i ka munguar popullit tonë për 40 vjet me rradhe”.

Al-Islam u kap në afërsi të qytetit jugor të Obarit, me disa prej këshilltarëve të tij, ndërsa po përpiqeshin të largoheshin në Niger.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA