Trump heq dorë nga përpjekjet për arritjen e paqes në Ukrainë? Presidenti amerikan: Nëse marrëveshja nuk arrihet shpejt…

19/04/2025 07:40

SHBA-ja do të heqë dorë nga përpjekjet për ndërmjetësimin e bisedimeve të mëtejshme Rusi-Ukrainë nëse Moska ose Kievi “e bëjnë shumë të vështirë” arritjen e një marrëveshjeje paqeje, u shpreh presidenti amerikan, Donald Trump.

Ai u tha gazetarëve në Zyrën Ovale se nuk priste që një armëpushim të ndodhte për disa ditë apo më shumë, po theksoi se do që armëpushimi të bëhet shpejt.

Ne po flasim për vdekjen e njerëzve këtu. Ne do ta ndalojmë! Tani nëse, për ndonjë arsye, njëra nga dy palët e bën shumë të vështirë, ne thjesht do të themi: ‘Ju jeni budallenj, ju jeni budallenj, jeni njerëz të tmerrshëm’”, u shpreh Trump.

Komentet e tij erdhën disa orë pasi Sekretari i Shtetit i SHBA Marco Rubio paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të braktisin bisedimet nëse nuk ka shenja të qarta përparimi brenda disa ditësh.

“Ne nuk do të vazhdojmë me këtë përpjekje për javë dhe muaj me radhë”, tha Rubio, duke shtuar se SHBA ka “prioritete të tjera për t’u fokusuar”.

Pavarësisht besimit fillestar të administratës Trump se mund të siguronte një marrëveshje shpejt, përpjekjet për të arritur një armëpushim të plotë ende nuk janë materializuar, me Uashingtonin që fajëson të dyja palët.

Para se të merrte detyrën, Trump u zotua se do të ndalonte luftimet në 24 orët e para të presidencës së tij, por kjo nuk qe e mundur.

Kjo vjen ndërsa sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë, dhe të premten dy persona u vranë dhe më shumë se 100 të tjerë mbetën të plagosur në qytetet verilindore Kharkiv dhe Sumy.

Top Channel

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, juria ndërkombëtare i jep 45 pikë Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” ka shkëlqyer edhe në performancën e saj në natën finale të Eurovizionit 2025 u zhvillua sonte në Bazel të Zvicrës. Dyshja përfaqësuese e vendin tonë u pa e emocionuar teksa brohoritjet nuk munguan në Bazel. Juria ndërkombëtare i dha këngës shqiptare 45 pikë, duke e rendition në vendin e 16-të. Juria franceze ishte e vetmja që e vlerësoi maksimalisht këngën shqiptare. Pas parakalimit në skenë të 26 këngëtarëve dhe grupeve muzikore, është rradha e teleshikuesve të që të votojnë për këngën fituese. Dy ditë më parë në një renditje të CNN Shqipëria surprizoi me vendin e parë. “Një duet që nuk e pëlqen Eurovision-in – dhe pikërisht për këtë, ndoshta do ta fitojë. Zjarr, absurditet dhe stil alternativ që nuk fal. Fansat e duan. Dhe me të drejtë”, shkruante CNN.
18/05 00:42
Vijon numërimi i votave preferenciale për Tiranën, garë e ashpër brenda partive! Çiftet e kandidatëve që po përballen “kokë më kokë”
17/05 23:00
Rama publikon foton: Tirana pas zgjedhjeve…
17/05 22:48
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron celularin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
17/05 22:46
Jeta pas “Big Brother VIP 4”, Gjesti i thotë të gjitha: Më mungon koha me Eglin, jashtë…
17/05 22:13
Akuzat për dhunë ndaj partneres në Zvicër, Jozi flet për herë të parë: Mundet të dalë dikush me prova! Kontakte me Gjestin…
17/05 21:51
BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta