Zyrtare të qeverisë së përkohshme libiane njoftuan, se djali i dytë i
Muammar Gaddafi-t, Saif al-Islam është ndaluar pranë qytetit të Obarit,
në jug të vendit.
39-vjecari kerkohet nga Gjykata Nderkombetare Penale e Hages per Krime Kunder Njerezimit gjate rebelimit ndaj te atit. Burime nga Keshilli Kombetar i Tranzicionit njoftuan se Saif eshte arrestuar bashke me disa truproja dhe eshte derguar ne Zintan, ne veri te Libise, ndersa sqarojne se eshte ne gjendje te mire shendetesore.
Pavaresisht se nuk ka mbajtur asnjehere ndonje post zyrtar ne qeverine libiane, Sail al Islam, Gaddafi per nje kohe te gjate eshte pare si figura e dyte me me influence ne vend pas kolonelit. Deri ne shperthimin e revoltes, ai konsiderohej fytyra reformiste e regjimit, por me vone mbajti disa fjalime ku zotohej per lufte kunder rebeleve, te cilet i quante pijanece, bandite dhe terroriste.
“Jemi ne token tone ketu, ne vendin tone. Do te rezistojme per 6 muaj, nje vit, dy vjet dhe do te fitojme”, – tha ai gjate nje fjalimi ne televizion vetem pak ore perpara se forcat anti-qeveritare hynin ne Tripoli. Dhe prape vazhdoi te shprehte besimin ne fitore, me te tilla deklarata si: ‘do t’u thyejme kockat rebeleve. Nuk e kane pasur te lehte me ne, keshtu qe do te fitojme, s’ka rruge tjeter”.
Cuditerisht, ky njeri ishte ai qe argumentonte se Libia ka nevoje per demokraci e madje kishte luajtur nje rol kyc ne afrimin e vendit te vet me perendimin nga viti 2000 e deri ne fillimin e protestave. Ne rruget e Tripolit, njerezit nisen te festojne fill pas lajmit te arrestimit te tij, ndonese nuk eshte hera e pare qe pretendohet nje gje e tille, pasi edhe ne muajin gusht, rebelet deklaruan se Saif ishte ne duart e tyre dhe pak pas kesaj, ai tregoi te kunderten permes nje mesazhi video.
Top Channel