Tërmet i fuqishëm në Turqi

23/10/2011 00:00

Një tërmet i fuqishem 7.3 ballë i shkalles Rihter goditi rajonin lindor të Turqise, duke shkaktuar me qindra te vdekur.

Nga goditja e cila kishte si epiqendër fshatin Tabanli u dëmtuan rëndë 2 qytete, Van dhe Ercis. Qeveria turke konfirmoi se nga tërmeti ka pasur shumë viktima. Por ende nuk janë të qarta plotësisht pasojat. Megjithatë mendohet se mund të ketë deri në 1000 të vdekur.

Kryebashkiaku i qytetit Ercis, Zulfikar Arapoglu, i tha televizionit NTV, se disa godina janë shembur. “Ne kemi nevojë pë rndihmë urgjente”, tha Arapoglu. Në Ercis jetojnë mbi 70.000 persona.

Agjencia e lajmeve “Anadolia” njoftoi, se edhe në kryeqytetin e provincës Van në kufi me Iranin janë shembur shumë shtëpi. Atje jetojnë rreth 380.000 persona dhe nuk dihet gjë për fatin e tyre. Ekipet e shpëtimit janë vënë në kërkim të të mbeturve nën rrënoja.

Mbi 70 viktima është bilanci i parë zyrtar i konfirmuar edhe nga
autoritetet turke. Lajmi njoftohet nga numri dy i partisë AKP, partia e
kryeministrit turk, Recep Taip Erdogan, Husein Celik.

Ndërkohë, instituti sizmiologjik turk i druhet një shifre shumë herë më
të lartë, duke parë edhe densitetin e lëkundjeve që goditën jug-lindjen e
vendit. Sipas këtij institute, viktimat mund të shkojnë mbi 1 mijë.

Dëshmitarë dhe grupet e shpëtimit të mbërritura në zonat e shpëtimit,
rrëfejnë se kanë parë dhe janë shpëtuar disa persona të bllokuar nën
rrënojat e ndërtesave të shembura si pasojë e tërmetit.

Një seri lëkundjesh pasuese vazhdojnë të trondisin të gjithë rajonin. Shumë njerëzve do t’u duhet ta kalojnë natën jashtë.

Tërmetet në Turqi nuk janë të rralla pasi vendi shtrihet  midis dy pllakave tektonike, asaj afrikane dhe euro-aziatike. Nga zhvendosja e pllakave kontinentale ndodhin tërmete të fuqishme.

Në vitin 1999 si pasojë e nje tërmeti në Veriperëndim të Turqisë gjetën vdekjen rreth 18.000 persona.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA