SHBA: Ligj kundër Kinës

04/10/2011 00:00

Me 79 vota pro kundrejt 19 votave kundër, Senati Amerikan lejoi debatin
mbi një projektligj ndëshkues ndaj Kinës dhe veprimeve të saj për ta
mbajtur vlerën e juanit të ulët, si pjesë të një strategjie agresive për
promovimin e eksporteve.

Mbeshtesit e iniciatives ligjore pretendojne se mbajtja e juanit ne nivelet aktuale i ben produktet kineze me te lira neper tregjet, ndersa nje rritje e vleres se tij do te nxiste eksportet e Shteteve te Bashkuara e do te krijonte mijera vende te reja pune. Kundershtaret arsyetojne ndryshe. Per ta, masa nuk do te arrije ndonje gje te madhe, pervecse do te terboje Pekinin e do t’i vendose marredheniet amerikano-kineze perballe sfidash akoma me te medha.

Ligji i mbeshtetur ne senat nga te dyja partite e trajton manipulimin e monedhës si ndërhyrje e një qeverie të huaj në ndihmë të industrisë, duke mundësuar kështu vendosjen e tarifave shtesë mbi prodhimet kineze. Per Senatorin Demokrat te New York-ut, Charles Schumer, Kina i ndihmon industrite e saj në mënyrë të paligjshme. Krahu i punes paguhet me pak se c`duhet, rregullat e mjedisit anashkalohen dhe parimet e tregtise globale injorohen njera pas tjetres. Sipas Schumerit, politikat monetare të Kinës u kanë kushtuar Shteteve të Bashkuara humbjen e më shumë se 2 milionë vendeve pune gjate dekades se fundit.

“Ceshtje pas ceshtjeje, Kina eshte komerciale, e qarte dhe e thjeshte. Ajo i perdor rregullat e tregtise se lire ne perfitimin e vet dhe atehere kur i pershtaten me mire. Dhe per vite te tera, amerikanet jane zymtesuar, kane mbledhur supet, por asnjehere nuk kane bere dicka vertet te efektshme per te ndaluar komercializmin kinez”, tha Charles Schumer, senator demokrat.

Zyrtarët kinezë shprehen kundër polititizimit të çështjeve tregtare dhe theksojnë se në fakt juani ka patur një vlerësim gradual në rritje që nga viti 2005.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA