Shqiptarët, diskriminim me pensionet

07/09/2011 15:45

Shqipëria është aktualisht një nga vendet me moshën më të lartë të
pensionit në Europë. Të dhënat zyrtare të OECD-së tregojnë se mosha e
pensionit për burrat në Shqipëri është mesatarisht 2.1 vjet më e madhe
se mesatarja e vendeve të zhvilluara.

“Janë vetëm dy raste të shteteve që e kalojnë moshën 65 vjec të daljes në pension, Norvegjia dhe Islanda. Eshtë e tepërt të krahasojmë të realitetin shqiptar me realitetin e këtyre dy vendeve”, tha Gjergj Filipi, i institutit “Agenda”.

Shqiptarët jetojnë më pak se sa qytetarët e vendeve të zhvilluara. Për shkak të moshës së lartë të pensionit një individ mashkull sot në Shqipëri përfiton mesatarisht 14.5 vite pagesë pleqërie, kur mesatarja e vendeve të zhvilluara është 18.5 vjet.

“Cfare po propozojmë të bëjmë ne? Këtë që e kemi 14.5 duke rritur moshën e daljes në pension për të dy sekset, ne do ta kufizojmë aktualisht në 9.5, do ta cojmë në gjysmën e kohës që përfitojnë pension shqiptarët në krahasim me të gjitha këto shtete të zhvilluara, tek të cilat ne synojmë të shkojmë. Eshte e paarsyeshme ne kontekstin e barazise”, thotë Filipi.

Nëse mosha e pensionit bëhet 70 vjet, një pensionist mashkull me jetëgjatësinë aktuale do të gëzojë mesatarisht vetëm 7 vjet pagesë pleqërie, ndërsa për gratë koha e përfitimit bëhet 12 vjet. Gjergj Filipi thotë se kjo dekurajon skemëm e kontributeve dhe do rrisë informalitetin

“Duke i thënë njerëzve se duhet të punojnë 50 vjet dhe më pas do të jetojnë në 9 vjet në pension, atëherë ky është një mesazh që të mos paguajnë dhe të dalin nga skema e kontributeve”, tha Filipi.

Studimet tregojnë se deri në vitin 2050 shoqëria shqiptare do të ketë mbi 20 % të popullsisë në moshë më të madhe se 65 vjec.

Këta persona duhet të perfitojne nga skema e pensioneve, e cila sot mbahet në këmbë nga të ardhurat e buxhetit te shtetit. Eksperti i ceshtjeve sociale, Fadil Kepi sqaron se sot jane 570 mije pensioniste, per te cilet paguhet nje fature financiare prej 80 miliard lekesh. Ne vend numerohen 650 mije persona qe paguajne sigurime shoqerore, me nje vlere prej 45 miliard lekesh. Pjesa tjeter e parave kompensohet nga buxheti i shtetit.
 

Skema e pensioneve në borxhe

Për
herë të fundit, në vitin 2002 ish-qeveria e atëhershme socialiste
miratoi në kuvend një ligj që rriste me 5 vjet moshën e daljes në
pension, si për burrat ashtu dhe për gratë.

Për të zbutur
reagimet e publikut në atë kohë qeveria zgjodhi një skemë graduale për
zbatimin e ligjit, sipas të cilës mosha e daljes në pension rritej nga 6
muaj për cdo vit, për një periudhë dhjetëvjecare deri në vitin 2012. Si
rezultat, qeveria ia doli që ta rriste moshën e pensionit nga 60 në 65
vjec për burrat dhe nga 55 në 60 vjec për gratë pa ndonjë kontestim të
fortë nga publiku dhe grupet e interesit.  Pra qe prej 1 janarit te
vitit te ardhshem dalja ne pension do te jete 65 per burrat dhe 60 per
grate.

Por dy ditë më parë, në mbledhjen e grupit parlamentar kryeministri tha se rritja nuk mjafton dhe lajmëroi se mosha e daljes në pension do të rritet sërish edhe me 5 vjet të tjera.

“Mosha
65 vjeç për pensione të caktuara në një kohë kur jetëgjatësia mesatare
ka qenë 70 vjeç, kur sot jetëgjatësia mesatare po shkon rreth 78 vjeç.
Ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës së pensionit me zgjatjen e
jetëgjatësisë”, tha Berisha.

Qytetarët kundër

Studimet
demografike tregojne se kategoria e personave mbi 65 vjec, po rritet
cka po sjell fenomenin e plakjes së shoqërise sonë.

Rritja e
numrit te personave qe duhet te perfitojne nga skema e sigurimeve
shoqerore, per shkak te ketij fenomenit te plakjes ka edhe nje fature
financiare me te larte per t’u paguar. Por a lehtesohet kjo fatura nga
rritja e moshes se daljes ne pension? Ideja e kreut te qeverise per te
ndryshuar skemen e pensioneve, duke e cuar moshen e daljes ne pension ne
70 vjec ka shkaktuar irritime edhe kundershti.

Shume
te moshuar te cilet ende nuk e kane arritur pragun e te 70-ave
deshmojne se jane te paafte fizikisht dhe menderisht per te punuar deri
ne kete moshe.
 

Top Channel