Zjarri i përmasave të mëdha në Drizë, evakuuohen 11 familje, në ndihmë të zjarrfikësve shkojnë edhe helikopterë të Forcave të Armatosura
Lezha është tronditur këtë mbrëmje pas një atentati mafioz ku viktimë mbeti Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, që më parë mbante emrin Sidorel Prendi.
Roan Brahimi u ekzekutua një vit më parë në Athinë, teksa ndodhej në prani të gruas dhe djalit të mitur.
Por kush ishte ai dhe cilat janë ngjarjet kriminale që përfshijnë emrin e tij?
Ai u vra majin e 2024 enjteje në Greqi. Ai shoqërohej nga një 37-vjeçare e quajtur Katerina Beqo, e cila u shpëtoi plumbave. Çifti u qëllua nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.
Emri i tij është i njohur për drejtësinë shqiptare. Hetimet për ekzekutimin u shtrinë në pistën e hakmarrjes, pasi akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Brilant Martinaj dhe në atentatin ndaj Ylli Brahimit, (ose Ylli Brahja), ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.
Prej tre vitesh, Roan Brahimi ishte larguar nga Shqipëria për t’iu fshehur drejtësisë dhe hakmarrjes së mundshme nga rivalët. Edhe pse policia nuk e ka dokumentuar, Rohan Brahimi njihej si kundërshtari i Ervis Martinajt, i zhdukur prej 2022, ku informacionet flasin për një sherr fizik mes tyre.
Në të shkuarën e errët të Roan Brahimit, policitë e të dy vendeve do të përpiqen të gjejnë dhe dokumentojnë emrin e autorit apo porositësit të vrasjes që tronditi Athinën një vit më parë.
Po ashtu Roan Brahimi dyshohet se ka qenë i përfshirë në vrasjen e Gentjan Bejtjes në 15 mars 2024 në Larushk të Krujës. Persona që u përfshinë në vrajën e Bejtjes dyshohet se ishin njerëzit e Brahimit. Për ngjarjen, u vunë në pranga Ilir Beqaraj alias Brahimi, alias Mançellari dhe Edison Haxhiu, si dhe u shpall në kërkim Flodian Plaku.
Gentjan Bejtja u qëllua me breshëri automatiku pasditen e 15 marsit. Më herët ai i kishte shpëtuar disa atentateve po kurrë nuk bashkëpunoi me autoritetet për të treguar se kush e donte të vdekur. Më 4 Korrik 2023, po në të njëjtin vend dhe me të njëjtin mekanizëm, atij iu vra kunati Ramazan Sino, 29 vjeç, dhe iu plagosën 2 djemtë e tij.
Top Channel