Hong Kong, ndalohen 290 kg kokainë
21/01/2011 13:40
Shërbimet doganore të Hong Kongut bënë me dije se kanë bllokuar në mesditë ngarkesën më të madhe të drogës në historinë e tyre, një total prej 290 kilogramësh kokainë, që në treg ka një vlerë prej 33 milion dollarësh.
Lajmin e bëri të ditur Agjensia Franceze e Lajmeve (AFP), e cila shtoi se ngarkesa ishte bllokuar në një anije që kishte mbërritur në port nga Bolivia, më 29 dhjetor.
E fshehur në një kapanon sekret të anijes, ngarkesa ishte e ndarë në pako të vogla, secila me peshë prej 1,1 kilogramësh. Letra e karbonit ishte përdorur për të shmangur zbulimin me teknologjinë e rrezeve X, ndërsa materjale plastike e aromatizues u përdorën për të shmangur nuhatjen e qenëve.
Top Channel