
Vllaznia ka arritur një tjetër fitore në kampionat, duke mundur në këtë javë të 13-të të Superligës, Kastriotin me rezultatin minimal 1-0.
Kanë qenë vendasit që kanë dominuar lojën në “Loro Borici”, duke qarkulluar më shumë topin e nga ana tjetër duke rrezikuar pak kundërshtarët.
Brenda pjesës së parë, talenti i konfirmuar tashmë i Vllaznisë, Vajushi, ka shënuar që në minutën e 8-të, duke e mbyllur këtë pjesë të parë në avantazh. Në të dytën skuadra krutane ushtroi më shumë presion në kërkim të golit të barazimit, por në momentin e finalizimit aksionet e tyre linin humë për të dëshiruar.
Me rezultatn 1-0 u mbyll ky takim që konfirmon edhe një herë ecurinë pozitive të skuadrës shkodrane nën drejtimin e Mirel Josës.
Ndërkohë Shkumbini rigjen fitoren në fushën e tij ku ka mundur 2-1 Lacin. Një lojë e shpejtë dhe me aksione nga të dyja skuadrat, që është zhbllokuar në minutën e 20-të nga Mile, i cili con në avantazh për vetëm pak sekonda skuadrën Laciane.
Aksioni i radhës, vetëm pas një minute barazpeshon shifrat me një supergol të Kulit. Barazpesha ka nxitur më shumë dy skuadrat të kërkjojnë fitoren, edhe me ndërhyrje të ashpra e të parregullta, gjë që konfirmohet me 3 kartonat e kuq të nxjerrë nga gjyqtari Taullau, 2 për Shkumbinin dhe një për Lacin.
Kur kishin mbetur pak minuta nga përfundimi i takimit Gërbovic kërcen më shumë se të tjerët në zonë duke ndëshkuar lacianët e duke i dhënë një fitore shumë të rëndësishme edhe për moralin, skuadrës së tij Shkumbinit.
Dy ndeshjet e fundit të kësaj jave do të luhen të hënën, në Durrës, mes Teutës dhe Skënderbeut, ndërsa sfida tjetër, Besa-Dinamo, do të zhvillohet në Kavajë, ditën e martë.
Top Channel