Maradona: Ngordhi Paul? Sa mirë!

27/10/2010 16:45

Lajmi për ngordhjen e oktapodit Paul, që u bë i famshëm prej parashikimeve të sakta në botërorin e fundit, ka sjellë reagimin e tifozëve nga mbarë bota.

Kurse Diego Armando Maradona, në profilin e tij në Twitter, shfryhet pa mëshirë për oktapodin e gjorë: “Jam i kënaqur që ti ngordhe!”

49-vjecari Maradona nuk është në zi për ndarjen nga jeta të oktapodit, i lindur në ujërat e ishullit të Elbës. Eliminimi nga gara e Afrikës së Jugut, për ish-trajnerin e Argjentinës është ende e dhimbshme dhe sipas tij i gjithë faji është i oktapodit.

Në ndeshjen e fundit që luajti kombëtarja e Argjentiës humbi 0-4 ndaj Gjermanisë duke i thënë lamtumirë Botërorit,atëherë kur shumë veta nuk e besonin, për shkak të formës së mirë të ekipit dhe shpresave të mëdha që kishte dhënë trajneri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA