Prishja e ndërtimeve pa leje, përleshje në Hamallaj

01/07/2010 14:50

Disa policë të forcave speciale dhe 7 banorë të zonës së Hamallajt në Durrës janë plagosur gjatë një përleshjeje të dhunshme që ndodhi në mëngjes. (UPDATE)

Dhjetra forca policie te cilat mbeshtesnin Inspektoriatin Ndertimor shkuan rreth ores 5:00 te mengjesit ne zonen ku planifikohej te shkaterroheshin qindra ndertime pa leje. Banoret e lajmeruar per shkaterrimet bllokuan rruget. Pas negociatave mes banoreve dhe inspektoreve te ndertimit ,policet nisin levizjen per te larguar banoret.

Plagosjet kane ndodhur nga perdorimi i gureve shkopinjve dhe bombave molotov. Perleshja zgjati rreth 15 minuta dhe jane degjuar edhe krisma armesh. Policia tentoi te nderhynte nga nje tjeter rruge por serish pati perleshje.

Policia eshte terhequr se bashku me disa prej efektivave te plagosur. Gjithashtu edhe disa banore qe kane marre plage te ndryshme dhe fraktura kane marre ndihmen mjekesore nga disa infermiere te zones dhe me pas jane larguar. Banoret kane qendruar mbi uren ku u perplasen me policine per te penguar levizjen.

Top Channel