Phoenix Suns eleminon San Antnio Spurs nga ky sezon i NBA duke siguruar finalen e merituar të Konferencës së Perëndimit.
Skuadra nga Arizona ka fituar ndeshjen e katërt përballë teksanëve me rezultatin 107-101, e ndihmuar nga Amare Stoudemire që realizoi 29 pikë. Nga ana tjetër, Manu Ginobili me 15 pikë dhe Tim Duncan me 18, nuk e kanë ndihmuar dot skuadrën e tyre.
Phoenix pret në finale Lakers që ka shumë mundësi të vazhdojë më tej pasi rezultati ndaj Utah Jazz është fiksuar në shifrat 3-0. Ndërkohë, në gjysmefinalen e lindjes Boston-Cleveland gjithcka ndodhet në barazpeshë 2-2. Celtic arrin të barazojë shifrat pas fitores ndaj Lebron & Co, 97-87.
Lojtari më i mirë për Boston ka qënë Rajon Rondo me 29 pikë, i ndjekur nga Ray Allen e Kevin Garnett me 18. Gjysmefinalja tjetër mes Orlando Magic dhe Atlanta Hawks është fiksuar në shifrat 3-0.
Top Channel