Milani ka dalë përfundimisht nga gara për titullin kampion në Serie A, duke mbetur në rolin e spektatorit në duelin për trofe mes Interit dhe Romës.
Kuqezinjtë e Leonardos janë mundur në stadiumin “Luigi Ferraris” 2-1 nga Sampdoria, e cila ngjitet në vendin e 4 dhe mban gjallë shpresat për një vend në Champions sezonin e ardhshëm.
Milani kaloi i pari në avantazh me Borielon dhe pati raste të tjera për të dyfishuar rezultatin, por që u shpërdoruan para portës së Sampdoria. Në fundin e 45 minutave të para vendasit rrezikuan disa herë portën kundërshtare, por Dida ishte i pakalueshëm.
Me fillimin e të dytës, Sampdoria fiton një 11 metërsh që u shndërrua në gol nga Kasano, ndërkohë që Milani mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të Bonerës.
Edhe pse në disavantazh numerik, Milani krijoi raste të tjera në portën e Sampit, por pa mundur të kalojë sërish në avantazh, ndërkohë që në minutat shtesë Pazzini mposhti Didën duke i dhënë fitoren Sampdorias.
Top Channel