Super Bajern ka mposhtur 2-1 në “Allianz Arena” Mançester Junajted, një fitore kjo që i mban në lojë bavarezët për kualifikimin në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve.
Bavarezët kanë treguar një superformë përballë kampionëve anglezë duke mbajtur këta të fundit nën presion pothuajse gjatë të gjithë ndeshjes.
Loja filloi e shpejtë dhe skuadra e Sër Ferguson e sheh veten në avantazh në minutën e 2-të. Rrëshqitja brenda zonës e argjentinasit Demikelis la të lirë Runin i cili nuk fal.
Pas këtij momenti pjesa më e madhe e lojës u bë në gjysmëfushën e Mançesterit, ku Bajerni kërkoi me të gjitha forcat golin e barazimit. Por rastet e krijuara janë shpërdoruar të gjitha nga futbollistët vendas.
Nga ana tjetër Junajtid tregohet i rrezikshëm në kundësulmet e tij, madje në një rast të tillë ishte pranë golit të dytë, por traversa nuk lejoi që gjuajtja e Nanit të përfundojë në rrjetë.
Të njëjtat emocione ka dhuruar edhe pjesa e dytë, Bajern sërish në kërkim të barazimit, ndërsa Mançester me kundërsulmet e tij në kërkim të golit të dytë.
Përpjekjet e bavarezëvë janë shpërblyer në minutën e 77-të, pasi gjuajtja e Riberi, e devijuar nga lojtarët anglezë, përfundoi në rrjetë. Edhe në këtë pjesë të dytë, traversa shpëtoi Bajernin, pasi nuk lejoi këtë herë Vidicin t’i gëzohej golit.
Atëherë kur pritej që ndeshja të përfundonte në barazim, janë anglezët të cilët tregojnë pasiguri në zonën e tyre, gjë e cila shfrytëzohet nga Oliç, që shënoi golin e dytë për Bajernin, që edhe pse ka fituar do ta ketë të vështirë ndeshjen e kthimit në “Old Trafford”, pasi Mançester ka treguar se nuk njeh kundërshtar.
Derbi i parë francez në Ligën e Kampioneve, ai mes Lionit dhe Bordosë ka përfunduar 3-1 në favor të vendasve.
Autorët e golave për Lionin janë Lopez me dopietë dhe Bastos ndërsa goli i Bordos u shënua nga Camak.
Top Channel