Aksidentohet trajneri Bushatii

06/03/2010 12:50

Mbremja e se enjtes ka qene e frikshme per trajnerin e Kombetares Under-21, Artan Bushati. Drejtuesi i skuadres Shpresa mbeti i perfshire ne nje aksident te rrezikshem automobilistik ne hyrje te qytetit te lindjes, Shkodres.

Ngjarja ka ndodhur ne oret e vona, ndersa Bushati po kthehej ne shtepi nga Tirana. Makina, e drejtuar nga nje mik i teknikut kuqezi ka dale nga rruga prej shpejtesise se madhe.

Menjehere pas ngjarjes, te aksidentuarit jane derguar ne spital per ndihmen e pare, ndersa tani gjendja e tij eshte me e mire. “Jam disi me mire. Qendroj ende i shtrire dhe po mbaj regjim, megjithate kam edhe dhimbje ne kraharor per shkak te goditjes”.

Deshmitaret e pranishem ne vendngjarje kane deklaruar se personat qe ndodheshin brenda automjetit, duke perfshire edhe trajnerin Bushati, ishin me fat qe arriten te mbijetonin, pasi ne aksidente te tilla te tmerrshme si ai i se enjtes, eshte mjaft e veshtire te shpetosh ne kete menyre.

Burime zyrtare nga Federata Shqiptare e Futbollit ben te ditur se presidenti Armand Duka udhetoi drejt Shkodres per te pare nga afer gjendjen e drejtuesit te stolit te kuqezinjve “te vegjel”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA