Dëmtimi është më keq seç duket, Kevin De Bruyne rrezikon të humbasë dhe Botërorin me Belgjikën
Nuk kane te sosur problemet te Tirana. Pas incidenteve te dhunes ne derbin me Dinamon dhe akuzat e kthyera ne refren tashme qe nga fillimi sezonit qe bejne drejtuesit e klubit bardheblu per gjyqtaret e duke akuzuar faktor te jashtem per rezultatet e dobta, largohet edhe trajneri i dyte Nevil Dede.
Ish-kapiteni dhe nje nga figurat e koherave te suksesshme te Tiranes ka vendosur te terhiqet nga posti i trajnerit te dyte, pasi drejtuesit e klubit edhe pse i premtuan nje kalim te tijin si trajner i pare pas pezullimit prej nje viti te Tafajit, nuk kane reaguar.
“Per momentin me vjen keq qe jam pjese e Tiranes edhe pse ndihem pjese e saj. Kam dhjete dite qe kam biseduar me drejtuesit e ekipit dhe nuk mund te vazhdohet keshtu. Me nje person sic eshte trajneri i tanishem, une nuk mund te vazhdoj te bashkepunoj. Per mua eshte shume e veshtire qe te largohem nga Tirana, por ka ardhur koha qe dikush te reagoje”, eshte shprehur Dede.
Aktualisht Tirana ndodhet ne vendin e trete pa shpresa per titullin, por vetem me synimin per te qendruar ne kupat e Europes.
Humbja e fundit me Vllaznine ne “Qemal Stafa” i dha mundesine Lacit te vendit te katert qe tashme te jete ne pozita kercenuese per kampionet ne fuqi te Superliges.
Top Channel