Dhoma e Tregtise, Iken Uldedaj zgjidhet Jaka

25/10/2009 08:00

Gjoke Uldedaj le detyren si kryetar i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Tirane dhe ne vend te tij zgjidhet Nikolin Jaka, dikur sekretar i pergjithshem i Dhomes.

Ndryshimet per kreun e biznesit te Tiranes erdhen pas doreheqjes se Uldedajt, per shkak te mandatit te tij si deputet i Partise Demokratike (zgjedhur me 28 qershor).

Pavaresisht se Kushtetuta nuk e ndalonte Uldedajn t’i mbante te dyja funksionet, zgjedhja per doreheqje u pa e arsyeshme, per shkak te ngarkeses ne pune. Zgjedhja e Nikolin Jakes, ish-zv.minister i Puneve Publike dhe Transportit, erdhi pas votimit te zhvilluar dje nga Asambleja e Pergjithshme, me 55 vota pro, nga 65 qe ishin gjithsej.
Dhoma e Tregtise dhe Industrise  Tirane zhvilloi dje mbledhjen e jashtezakonshme te forumit me te larte vendimmarres, me kerkese te vete kryetarit, Gjoke Uldedaj. Te 75 anetaret (101 jane gjithsej), u njohen ne fillim me veprimtarine e Dhomes se Tregtise gjate periudhes janar–shtator 2009 dhe me pas miratuan strategjine lidhur me perspektivat dhe situatat e reja te zhvillimit te biznesit.

Me tej, kryetari Gjoke Uldedaj kerkoi doreheqjen e parevokueshme nga detyra ne krye te Dhomes se Tregtise. Sipas tij, arsyet qe e cuan ne kete vendim kane te bejne me angazhimet e tij ne jeten parlamentare. “Kjo kerkese per doreheqje ka ardhur jo per shkak te ndonje problemi ligjor qe mund te vinte nga mbajtja e dy detyrave njeheresh, por qe biznesi shqiptar te jete me i lire ndaj cdo oponence te mundshme ekonomike apo politike”, tha Uldedaj. Ne vijim ai do te mbetet pjese e strukturave vendimmarrese te Dhomes, si ne kryesi ashtu edhe ne Asamble.

Per postin drejtues konkurruan Edmond Rusmali, Nikolin Jaka dhe Sami Cela. Me nje pjesemarrje prej 74 anetaresh, nga 101 anetaret e Asamblese, votuan 65 prej tyre, ku 55 anetare votuan pro kandidatures se Nikolin Jakes, 3 ne favor te Rusmalit dhe 4 per Celen. Pas mandatimit, Jaka u shpreh para anetareve te Asamblese se institucioni i Dhomes do te vijoje te jete nje ze i fuqishem ne mbrojtje te interesave te biznesit shqiptar, si edhe do te vijoje lobimin per njohjen e resurseve shqiptare neper bote, me qellim terheqjen e investitoreve te huaj ne vendin tone.
 
 

Ardhja ne krye te Dhomes se Tregtise nuk eshte dicka e re per Nikolin Jaken, pasi tre vjet me pare ka mbajtur postin e sekretarit te pergjithshem. Me tej eshte emeruar ne detyren e zv.ministrit te Puneve Publike. Pas hetimit nga prokuroria, Jaka u denua me burg me akuzen e korrupsionit  
Biznesmeni i njohur ne fushen e karburanteve dhe profesor ne Fakultetin e Bujqesise, Gjoke Uldedaj, e ka mbajtur per tre vjet funksionin e kreut te Dhomes se Tregtise dhe Industrise Tirane. Aktualisht eshte deputet i PD-se dhe anetar i Komisionit Parlamentar per Ekonomine dhe Financat  
 
 

Top Channel