Deputetet e PS, fushate per Pasok

05/10/2009 19:50

Per fitoren e Papandreut ne Greqi kane dhene kontributin e tyre edhe 15 deputete socialiste pak me shume se nje e katerta e grupit parlamentar te PS.

Prej disa ditesh ata ishin te pranishem ne disa qytete te Greqise, ne takime me deget e partise socialiste ne kete vend dhe emigrantet shqiptare qe jetojne dhe punojne atje.

Gramoz Ruci dhe Taulant Balla ishin ne Athine, ndersa deputetet e tjere ne qytete te ndryshme ku kane marre pjese ne takime te vecanta te deputeteve te Pasok, si dhe ne mitingjet permbyllese te fushates.

I gjithe ky investim i Partise Socialiste shqiptare, per partine socialiste panhelene duket si kthim i nje vizite pak kohe me pare te kryetarit te Pasok Jorgos Papandreu ne Tirane, kur partite shqiptare ishin ne garen e tyre zgjedhore per zgjedhjet politike te 28 qershorit.

Gjate takimit me kryetarin e socialisteve Edi Rama, ai vecoi premtimet per komunitetin shqiptar ne Greqi, si njohja e pensioneve, zgjidhjen e ceshtjes se shtetesise per femijet qe lindin ne Greqi, si dhe ate te bashkimit familjar, premtime ne favor te votes pro Rames te emigranteve shqiptare ne Greqi, qe do te vinin te votonin me 28 qershor.

Por ne ndryshim nga Papandreu qe erdhi i vetem dhe vetem nje dite, PS shqiptare dergoi gjate fushates ne Greqi disa dite, 15 deputete te grupit te saj parlamentar prej 64 deputetesh.

Top Channel