Bota me pandemi! Çfarë duhet të dini në lidhje me testet e antitrupave dhe koronavirusin e ri

14/04/2020 09:45

Teksa bota sheh ngultas drej masave shtrënguese pandemike, me shpresën nga dita në ditë se e gjitha kjo do të marrë fund, disa teste antitrupash shpresojnë të japin një zgjidhje.

Testet e antitrupave – të njohura edhe si teste të serologjisë – nuk kanë për qëllim të diagnostikojnë infeksionin aktiv me koronavirus. Përkundrazi, ata kontrollojnë për proteina në sistemin imunitar, të njohur si antitrupa, përmes një kampioni gjaku.

Prania e tyre do të thotë që një person ishte i ekspozuar ndaj virusit dhe zhvilloi antitrupa kundër tij, gjë që mund të nënkuptojë se ata kanë të paktën njëfarë imuniteti – megjithëse ekspertët nuk janë të sigurt se sa i fortë mund të jetë imuniteti apo edhe sa do të zgjasë.

Në të kundërt, testimi diagnostik, deri më tani, më së shumti ka përdorur një teknikë laboratorike të njohur si një reaksion i zinxhirit polimerazë (PCR). Këto teste mund të diagnostikojnë infeksione aktive përmes një kampioni – kryesisht marrë nga hunda – që më pas testohet për një material gjenetik viral.

Top Channel