Me 87 viktima të reja në 24 orët e fundit, numri i të vdekurve në Turqi nga koronavirusi i ri (COVID-19) është rritur në 812, njoftoi Ministrisa e Shëndetësisë e vendit.

Numri i rasteve të konfirmuara me COVID-19 është rritur në 38.226 në Turqi, pasi 4.117 njerëz të tjerë kanë rezultuar pozitivë në teste, treguan të dhënat e fundit të ministrisë.

Deri më tani, gjithsej 1.846 pacientë janë shëruar plotësisht nga sëmundja, ndërsa rreth 1.592 të tjerë po mbahen nën kujdes intensiv.

Pas shfaqjes dhjetorin e kaluar në qytetin Wuhan të Kinës, virusi është përhapur në mbarë globin, duke shkaktuar mbi 85 mijë të vdekur, ndërsa mbi 308 mijë janë shëruar deri më tani.

Top Channel