Vlorë/ Merr flakë banaku i një lokali në Lungomare, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

07/04/2020 12:03

Një lokal në Lungomare gjatë orëve te para të ditës së sotme ka marrë flakë në pjesën e përparme të banakut.

Dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi është parë një person, i cili largohet me shpejtësi nga lokali, polica po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Në orët e para të mëngjesit, të sotëm, në zonën e lungomares ka rënë zjarr në një lokal “Bar-Kafe” pranë “Rirës” në pronësi të shtetasit A.K. Si pasojë është dëmtuar pjesërisht banaku në verandën e lokalit. Policia vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel