Si kurrë më parë pandemia e Covid-19 anuloi festimin e ditës së verës në Elbasan.

Padyshim që Elbasanasit festuan nëpër shtëpitë e tyre, por anulimi i festës shkaktoi humbje të mëdha tek bizneset të cilat ishin përgatitur për pritjen e mijëra vizitorëve.

Ndër këto më të dëmtuarat janë pasticeritë të cilat kishin tashmë të gjithë lëndën e parë gati për prodhimin e ballokumeve.

Një pasticeri rreth 5 mijë ballokume në rreth 2 javë të Marsit thotë se humbjet janë të konsiderueshme.

Elbasani nuk mban mend në historinë e tij anulimin e festës pagane. Por kjo masë ishte e domosdoshme për evitimin e grumbullimeve dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Por bizneset e vogla tashmë janë të shënjuara nga një humbje e madhe sidomos me lëndën e parë e cila del jashtë përdorimit.

Top Channel