Policia e Vlorës ka vënë nën pranga shtetasin Inton Veshaj, 49 vjeç, shtetas i shpallur në kërkim kombëtar që prej vitit 2017, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestimi i këtij shtetasi është bërë në banesën e tij në fshatin Ramicë të Vlorës, ku dhe është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike canabis sativa.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Vlorës me 4 vite e 4 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vlorë

Finalizohet operacioni i koduar “Ramica”.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Vlorës, krahas punës për kontrollin e zbatimit të masave kufizuese për mospërhapjen e COVID-19, vijon punën e pandërprerë, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërie në fusha të ndryshme dhe si rezultat ka bërë të mundur realizimin e operacionit “Ramica”.

Në kuadër të këtij operacioni, bazuar në informacione të marra në rrugë operative, u bë kapja e shtetasit në kërkim kombëtar Inton Veshaj, 49 vjeç, në banesën e tij, në fshatin Ramicë të Vlorës.

Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar 49-vjeçarin, me 4 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ngjarja i përket muajit shkurt të vitit 2017, ku gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi është gjetur një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa.

Top Channel