Një nga masat administrative gjatë kohëzgjatjes së Covid-19 të miratuara nga Këshilli i Ministrave është edhe mos formimi i shërbimit nga farmacitë, tregëtuesit e shumicës, apo vetë prodhuesit e barnave të cilët do të gjobiten me vlerën nga 10 milionë lekë deri në 50.000 lekë kur nuk ofrojnë shërbimin si dhe do të ketë bllokim të veprimtarisë e heqje të licensë në rast se do të ketë përsëritje.

Por në farmaci ka njoftime për mungesën e maskave dhe pavarësisht se janë në gatishmëri për të ofruar shërbimin ndaj klientëve nuk ka produkte mbrojtëse. Për më tepër do të zhvillojmë një intervistë me farmacisten Teuta Maci.

Mungesa e maskave ka filluar që me përhapjen e epidemisë në Kinë dhe me ardhjen e tyre në Shqipëri që atëherë njerëzit filluan të kërkonin maska. Po ashtu u kërkuan maska dhe për tu çuar në Kinë.

Sa do të zgjas kjo mungesë?

Nuk dihet sa do të zgjas kjo mungesë se nuk është problem vetëm në Shqipëri por kudo , global… nga ana tjetër ka një fluks të shtuar se ju kërkohet të mos paraqiten në spital për rrezik infektimi përhapje.

Ka problematikë me mungesën e dezinfektuesve dhe vitaminave ?

Nuk jemi ende ne kushte të mos kemi dezinfektues siç është me maskat por janë në mbarim. Dhe vitamina ka, por jo ato që janë më shumë të përdorura sepse ato mbaruan të parat.

Top Channel