Shefja e Departamentit të Sëmundjeve infektive tregon në Open: 28 vjeçari është pacienti 0

09/03/2020 21:29

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve infektive në ISHP, Silva Bino foli në Open për koronavirusin dhe për pacientin 0.

‘Djali 28 vjeçar është pacienti 0. E konfirmojmë që ai e ka marrë nga Italia, është infektuar në Itali. Ai ka lëvizur në Itali në disa vende. Ai është pacienti 0 që e ka sjellë këtu në Shqipëri.

Ndërsa pacienti i parë është babai i tij. 54 vjeçari është infektuar nga djali i tij 28 vjeçar për shkak të kontaktit të afërt’- tha Bino.

Top Channel