Ministria e Shëndetësisë në një njoftim zyrtar pak pas mesnate, konfirmoi dy rastet e para me koronavirusin e ri COVID-19 në vendin tonë.

Lidhur me këtë qeveria po zhvillon një mbledhje të jazhtëzakonshme, ku kryeministri Edi Rama tha se në vazhdën e masave u vendos që shkollat të mbyllen për dy javë.

“Masat e sotme janë pezullimi i fluturimeve drejt veriut të Italisë dhe drejt zonave të kuqe, deri më 3 prill. Mbyllja e arsimit në të gjithë vendin deri më 23 mars. Është momenti të kërkojmë mbylljen e të gjitha aktiviteteve, dëgjesave publike, deri më 3 prill”, tha Rama.

“Vetë-përmbahuni dhe ndërgjegjësohuni, armiku më i madh është paniku, jo COVID-19. Nuk është murtaja e mesjetës, nuk jemi përballë një diçkaje të panjohur. Të gjithë jemi të ekspozuar nga COVID-19, të punojmë së bashku, të ruajmë njëri-tjetrin. Këshillat janë të thjeshta për t’u ndjekur,u rekomandohen të gjithë njerëzve në mbarë botën. Ndodhemi në një situatë që po kërcënohet e ardhmja e njerëzimit”, tha më tej kryeministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA