Kryeministri Edi Rama është shprehur nga kongresi i Partisë Socialiste se për mandatin e tretë duhen 800 mijë vota.

“Duke e nisur me disa fakte të thjeshta, disa të vërteta që është mirë të mos i harrojmë asnjëherë dhe të mos i harrojë askush që militon në PS, si të vërteta që deri më sot nuk i diskuton dot askush. 1 që PS është më e fortë se s’ka qenë kurrë më parë në 30 vjet. kemi mbështetjen e një shumicë që na ka dhënë një mandat me shumicë, me numrin më të madh të votave që PS-ja ka marrë ndonjëherë. jo në raport me konkurrentët se këtë e ka bërë gjithmonë, përjashtuar 2005, por në raport me vetveten. Prandaj detyra jonë e parë është që në zgjedhjet e ardhje jo vetëm të jemi partia e parë, se kjo është e padiskutueshme, por të kemi mbështetjen më të madhe që kemi pasur më parë. 800 mijë vota për mandatin e tretë, e lehtë të thuhet, e vështirë të bëhet, për më tepër, kur në rrugën e 8 viteve, ka nevojë për të pranuar dhe kuptuar se duhet edhe më shumë energji, ndërkohë që një pjesë është konsumuar. Me dy mandate që kemi marrë në 2013 dhe 2017, kemi bërë më shumë reforma dhe ndryshime shtetbërëse sesa në të gjitha qeveritë e këtyre 30 viteve”.

Top Channel