Përshkallëzim në Siri, avionët rusë godasin pranë karvanit turk për të ndaluar avancimin

25/02/2020 15:19

Shumica e rreth 7,000-trupave turke në veriperëndim të Sirisë janë të përqendruara në lindje të zonave të mbajtura në Al Kaeda në Idlib për të ndaluar avancimin e ofensivës siriane drejt kryeqytetit të provincës.

Por dje Turqia tentoi ta ndryshonte këtë duke tentuar kalimin e një autokolone pjesën jugore të Idlib dhe teksa tentonte ta bënte këtë u gjet nën zjarrin e gjuajtësve që supozohet se ishin rusë në mbështetje të forcave të Sirisë.

Me sa duket avionët rusë goditën përpara autokolonës turke duke ndaluar avancimin e saj.

Pika e goditjes al-Bara është larg frontit të luftimeve në Idlib deh qëndrimi turk atje nuk do i shërbejë avancimit të tyre.

Top Channel