Për herë të parë/ Kurti takon homologen serbe në Samitin e Investimeve për Ballkanin Perëndimor

24/02/2020 10:36

Në Londër kanë filluar punimet e Samitit të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Në sesionin e kryeministrave të rajonit, Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti, i cili sot pritet të takohet për herë të parë me homologen serbe, Ana Brnabiq.

Ky Samit pritet të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale.

“Si një investitor kryesor në rajon, ne mezi presim të fillojmë samitin e katërt të Investimeve në Ballkanin Perëndimor. BERZH e sheh Ballkanin Perëndimor si një rajon me përparësi dhe qëllimi ynë është të shikojmë potencialin duke e mbështetur rritjen ekonomike, si dhe integrimin rajonal”, tha para takimit presidenti i BERZH-it, Suma Chakrabarti.

Samiti do të fillojë me një seancë të nivelit të lartë për të diskutuar vizionin e përgjithshëm për rajonin e Ballkanit Perëndimor si dhe mundësitë për investime.

Top Channel