Tiranë- Disa kabina elektrike në kryeqytet kanë pasur avari duke lënë disa zona pa energji elektrike.

Me anë të një reagimi të OSHEE për mediat, bëhet e ditur se rreth orës 17:58 u stakua me difekt Fideri A 12 N/St Rajonal 220 kV.

Pas disa kontrollesh të kryera në linjë nga punonjësit e terrenit të Tiranës u konstatua një kabëll 20 kV i dëmtuar nga persona të tretë në afërsi të subjektit privat Gjeli TV.

Pasi u kryen veprimet operative në linjë për selektimin e pjesës me defekt, në orën 18:04 u vendos në punë pjesërisht Fideri A12 deri të kabina Xhamia 2.

Gjatë veprimeve të tjera operative të kryera në linjën e Fiderit A 12 , në orën 18:45 Fideri A 12 u vendos pjesërisht në punë deri te kabina Gjeli TV.

Ndërkohë që nëpërmjet sistemit unazor të fiderave, fiderit A 12 N/St Rajonal i është dhënë energji nga Fideri  339 N/St Selite.

Aktualisht si rezultat i këtij difekti kanë mbetur jashtë pune disa kabina me rreth zonës së Don Boskos/Tiranë.

Nga grupet e terrenit të kompanisë OSSH po punohet për riparimin e difektit në kohë sa më të shpejtë.

Top Channel