Thyerja e stolave në stadium, Braçe i përgjigjet FSHF: Nuk bëhet kallëzimi penal në Instagram

22/02/2020 16:22

Ndeshja mesa Kukësit dhe Tiranës përveç spektaklit në fushë, pati edhe incidente të shumta në shkallët e stadiumit, ku rreth 164 stola janë dëmtuar ndërsa kjo nuk është pritur mirë nga FSHF.

Por në lidhje me këtë ka reaguar edhe zv.kryeministri Erion Braçe i cili thotë se FSHF nuk mund të mjaftohet vetëm me një postim ne rrjetet sociale.

Sipas Braçes 145 stolat janë thyer nga tifozët e Tiranës ndërsa 19 nga ata të Kukësit.

“KUR KA TE DREJTE, KA! POR NUK VLEN STATUSI NE INSTAGRAM I FSHF, POR KALLEZIMI PENAL NE POLICI! Paska patur dhe nje ndeshje tjeter ne Qemal Stafa-ajo e shkuljes se stolave; Paska qene me spektakolare dhe ka perfunduar me thelle se ajo ne fushe: 145 per Tiranen 19 per Kukesin. Pas kesaj dhe para asaj qe vjen javes tjeter e qe llumi e ka edhe me me qef dhunen e barbarine, FSHF ka shume te drejte qe kerkon reagim te qarte penal. Vetem se reagimi penal nuk behet ne instagram, por me kallezim penal ne polici e gjykate; Duhej bere sot, jo te henen! Ndryshe llumi do e marre per normalitet dhunen dhe demtimet ne stadiumin Qemal Stafa! Pra pas apelit te tyre, doja ti beja thirrje te kallezonin sot pergjegjesit e dhunes barbare ne stadium dje!” shkruan Braçe.

FSHF, me anë të një deklarate kërkoi nga Policia e Shtetit të ndalojë personat që kanë shkaktuar këto akte vandale. Ndër të tjera thuhet se janë identifikuar të gjithë ata që kanë dëmtuar stolat dhe se fotografitë e tyre do të publikohen në stadium.

Top Channel