Prokuroria e Lezhës ka dhënë pretencën për 19 persona të vënë nën akuzë për tjetërsimin e pronave te Rana e Hedhun në Shëngjin.

Prokurori Erjon Shehaj ka kërkuar 43.6 vite burg në total për të pandehurit.

Për ish-kryetarin e bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj 3 vite burg dhe ish-nën kryetarin Enver Hafizi 2 vite burg. Ndërsa për ish-kryetarin e qarkut, Gjok Ndoka 4 vite burg. Po ashtu është kërkuar të asgjësohen praktikat e regjistrimit të pasurisë që është tjetërsuar.

Top Channel