Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të publikojë sot të tjera prova rreth asaj që ai e quan grusht shteti qeveritar.

Kështu lajmërohet në një postim në Facebook të zëdhënësit të tij, Tedi Blushi.

Presidenti del në mesditë në një tjetër konferencë për mediat, dy ditë pasi publikoi fakte për kreun e KED-së Ardian Dvorani, ndaj të cilit depozitoi një shtesë në kallëzimin penal.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë sot, në ora 12:30 një konferencë për shtyp.
PROVA TË REJA PËR GRUSHTIN E SHTETIT”, shkruan Blushi.

Top Channel