GARAT E SHPEJTESISE/Makina fluturon ne ajer në aksidentin e frikshëm në NASCAR Daytona 500

18/02/2020 18:34

Frika pushtoi pistën e Daytona International Speedway në Florida ku zhvillohet gara prestigjoze NASCAR Daytona 500. Një aksident i rëndë u regjistrua në këtë garë me protagonistë Ryan Blaney dhe Ryan Newman.

Gjithçka ndodhi në xhiron e fundit të garës ku mes pilotëve pati një kontakt gjatë zhvillimit të garës ku ai që e pësoi më keq ishte pikërisht Newman që pas karambolit u përplas me muret mbrojtëse.
Makina e Newman kërcëu në ajër dhe kaloi vijën me shkëndija dhe flakë në të. Përsa i përket Ryan Newman, piloti 42 vjecar, fitues i Daytona 500 në vitin 2008 u nxor nga mjeti dhe u dërgua menjëherë në spital dhe për fat të mirë, nuk është në rrezik për jetën. Sa për kronikë, gara e Daytonës u fitua nha Danny Hamlin i ndjekur në vendin e dytë pikërisht nga Ryan Blaney, ndërsa në vendin e tretë u pozicionua Buescher

FOTO GALERI
1/14

Top Channel