Të shqetësuara ndaj fenomenit në rritje të kumarit e për pasojë edhe dhunës në familjet shqiptare në Britani, gazeta “The Albanian”, më e madhja e komunitetit shqiptar, si dhe shoqata më aktive “Shpresa Programme”, kanë ndërmarrë një iniciativë sensibilizuese kundër fenomenit të kumarit dhe dhunës në familjet shqiptare, përmes premierës së filmit “Shpresa e humbur”.

Në eventin e organizuar në Muzeun e Londrës, në kuadër të festës së Pavarësisë së Kosovës dhe 16-vjetorit të krijimit të gazetës “The Albanian”, pjesëmarrësit e shumtë kanë dëgjuar rrëfimet e disa prej shqiptarëve të suksesshëm në Britaninë e Madhe, si pedagogu i parë shqiptar në Londër, Dr. Arjan Gjoncca apo akademikëve Shyqyri Haxha dhe Valmira Llabjani, për rrugëtimin e tyre nga vendlindja deri në majat e suksesit në metropolin britanik.

Kulmi i këtij aktiviteti ishte premiera e filmit “Shpresë e humbur” që trajton një ndër problematikat më shqetësuese jo vetëm të shqiptarëve të Britanisë, siç është kumari dhe dhuna në familje.

Në këtë event sensibilzues nuk kanë munguar as mesazhet e prindërve të këngëtares shqiptare me famë botërore Rita Ora , Besnik dhe Vera Ora si dhe pjesëtarë të tjerë të dalluar të komunitetit shqiptar në Britani si pedagogë, arkitektë, psikologë, dhe sipërmarrës të suksesshëm.

Për më tepër ndiqni kronikën e përgatitur nga gazetari ynë Arben Manaj.

Top Channel