“Duan të kapin Gjykatën Kushtetuese për të mbyllur PPP-të 1 miliard euro”/ Meta debaton me Dudushin

17/02/2020 22:04

Presidenti Ilir Meta hodhi akuza të forta në “Open”, Top Channel ndaj qeverisë. Kreu i shtetit tha se qeveria nëpërmjet Dvoranit kërkon të kapë Gjykatën Kushtetuese që të mbyllë PPP-të me vlerë 1 miliard euro.

Meta: Jemi bërë shteti më qesharak në botë falë kësaj mazhorance të papërgjegjshme, e cila fton Venecian që të na lexojë nenin 179 në Kushtetutë që e ka shkruar vetë Venecia. U shqetësuan për kallëzimin ndaj Dvoranit dhe çfarë bënë? Një ditë para se Venecia të vinte, këta miratuan ligjin natën dhe të fusin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese nga oxhaku dhe të dhunojnë Kushtetutën në mënyrë të hapur dhe flagarante. Nuk e thirra Venecian se më vinte turp t’i thirrja dhe t’i pyesja pse e keni shkruar kështu.

Në këtë çështje të jemi serioz. Nëse doni të bëni zhurmuesin, bëjeni.

Alban Dudushi: Jo nuk e bëj zhurmuesin.

Meta: Nuk është interpretim këtu. Kushtetuta është e qartë. Mazhoranca thotë se do ta vjedh unë atë që të takon që këto PPP-të që janë 1 miliardë euro dhe të gjitha çështjet e tjera t’i mbyllë. Parlamenti i tha që atë ligjin e miratuam dje mos e fusni. Si do të ndiheshit ju? Çdo gjë që është shkruar në Kushtetutë është bërë nga Venecia. Këtu kemi të bëjmë me rrëmbim të një anëtari të Gjykatës Kushtetuese.

Top Channel