Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka qenë në një vizitë zyrtare ditën e sotme në Shqipëri ku është takuar me zyrtarët më të lartë shtetit tonë.

Në studion e Top Talk ka qenë i ftuar Frrok Çupi ku ka folur për disa çështje.

Ai tha se patriotizmat në Ballkan po fshehin krime.

Patriotizmat në Ballkan po fshehin krime, dhe po jua them me plot guximin se raportet e ftohta në Ballkan nuk janë rastësore dhe nuk janë për arsye emocionale.

Janë për arsye se ne na duhet patjetër, domethënë këtyre “politikanëve patriotë” dhe Rusisë i duhen patjetër marrëdhënie të acaruara në Ballkan.

Top Channel