Refuzojnë të dalin nga shtëpia, në Kinë familja e dyshuar me koronvirus merret zvarrë

08/02/2020 11:26

Autoritetet kineze po akuzohen për dhunë ndaj të prekurve dhe të izoluarve në karantina nga koronavirusi.

Një video e shpërndarë së fundmi po bëhet virale në rrjet ndërsa në të shihen autoritetet kineze teksa nxjerrin me dhunë një familje jashtë banesës së tyre.

Kjo familje dyshohet se është e prekur me koronavirus ndërsa fillimisht nuk pranojnë të dalin nga banesa. Pas refuzimit autoritetet kineze ndërhyjnë duke i marrë me forcë.

Ndërkohë numri i personave të vdekur ka shkuar në 724 ndërsa ky numër pritet të ndryshojë nga ora në ora për shkak të simptomave tepër të rënda që shkakton.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel