Detaje të tjera shtesë nga përpjekjet e familjes pas ditëve kur Jan apo Jak Prenga u rrëmbye në Kamëz.

Gazetarja Anila Hoxha duke ju referuar burimeve policore tregoi për Top Channel dëshminë e Anton Prengës që është vëllai i pengut të zhdukur dhe që u kthye nga Anglia për të mësuar për fatin e familjarit.

“Jam Gentjan Doci nga Shkodra, mos bëni gabim te prekni sasinë e kokainës pasi janë gjerat e mia dhe duhet t’mi ktheni mbrapsht”.

Kjo është telefonata që ka bërë Doci në drejtim të Ndrek Prengës që ishte në burg dhe që është vëllai i Jak apo Jan Prengës. Ndreka i ka thënë që unë jam në burg por do flas me A dhe G. Shullanin dhe do i sqaroj gjërat. Pas disa ditësh Ndrekën e ka telefonuar një person tjetër që i është prezantuar si Gramozi nga Vlora (Dritan Rexhepaj) i cili i ka thënë “mos bëni gabim të luani gjërat tona”.

Më tej përmendet edhe biseda mes Astrit Prendit që pyet ku e kam vëllain dhe Gentjan Doci i thotë” ju e dini ku e keni vëllain”.

Por detaji më i rëndësishëm, i tha një burim policor Anila Hoxhës është fakti i telefonatës së zhvilluar mes Dritan Rexhepaj dhe Ndrek Prengës, atëherë kur Astriti kishte paguar 700 mijë paund për pjesën e vet që nuk e kishte kthyer.

Nga data 22 janar familja ka pritur kthimin e pengut shpjegojnë burimet e grupit të hetimit për gazetaren Hoxha.

Ndrek Prenga ka telefonuar Gramozin ( Dritan Rexhepajn). Pasi e ka telefonuar thotë vëllai i pengut të zhdukur Gramozi nga Vlora i është përgjigjur “më kanë lëvizur nga fjala ata personat, unë te detyrohem të të jap emrat dhe ata që kanë organizuar pengmarrjen janë Gentjan Lush Doci, Gentjan Nik Bleta dhe Korado Doda”.

Top Channel